
Zyra e Prokurorit Rajonal të Odesës ka nisur një hetim për një sulm me raketa në një ndërtesë banimi në qytet, sipas raportimeve.
Autoritetet lokale kishin thënë më herët se raketat goditën një objekt ushtarak dhe dy ndërtesa banimi të shtunën.
“Shpërthimet e predhave të armikut shkatërruan ambientet e banimit midis katit 2 dhe 5 dhe bllokuan daljet, duke lënë njerëzit të bllokuar”, thuhet në një deklaratë të prokurorisë.
Në total, shtatë raketa u lëshuan në Odesa, dy prej të cilave u rrëzuan, tha Presidenti i Ukrainës Zelensky të shtunën në mbrëmje.
Të paktën tetë persona, duke përfshirë një foshnjë, vdiqën në sulme, tha ai.
Nga ana e saj Ministria ruse e Mbrojtjes konfirmoi të shtunën se kishte kryer sulme në Odesa, por pretendoi se Forcat Hapësinore Ruse kishin sulmuar një terminal logjistik "ku ishte ruajtur një grumbull i madh armësh të huaja të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane".
Në fillim të kësaj jave, Rusia tha se tani ishte duke e përqendruar operacionin e saj ushtarak në kapjen e Luhanskut dhe rajoneve fqinje të Donetskut, pasi dështoi të pushtonte Ukrainën veriore, duke përfshirë kryeqytetin Kiev.



