Kuvendi ka vendosur mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatës Kushtetuese për verifikim.
Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live tha se 65 deputetë socialistë votuan kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Xhaçës.
Sipas Kellos, mazhoranca ka marrë direktiva në momentet e fundit për të abstenuar dhe jo për të votuar kundër.
Pak pas mesnate ndodhi votimi për aktet normative dhe projektligjet, por dhe për vendimin e Gjykatës Kushtetiese. Ndryshe nga hera e kaluar kur deputetët e mazhorancës votuan të gjithë në unison kundër, kësaj radhe, mazhoranca socialiste në minutat e fundit pati direktivë që të abstentonte dhe jo të votonte kundër, pavarësisht se 9 deputetët votuan kundër. Ishin 65 deputetë të grupit parlamentar të PS që abstenuan duke penguar dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.
Nuk pati shumicë votash për ta dërguar. Për herë të dyrë Kuvendi refuzon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.



