Kreu i Shqipëria bëhet, Adriatik Lapaj tha në studion e emisionit "Zonë e lirë" në MCN Tv se sa herë ka një skandal në Shqipëri, apo pritet që të ndodhë një i tillë, në treg hidhet një histori me sisteme që hakerohen dhe rrëzohen.
Sa herë ka zhvillime hidhen në treg historitë e hakerëve të huaj. Sa herë ka pasur zhvillime problematike për të hequr vëmendjen e njerëzve. Ata janë në një luftë me dy superfuqi, dhe mendon se kanë kohë të marren me godinën e Parlamentit shqiptar?
Nuk mendoj se në kushtet e luftës ku ndodhen do të kishin kohë të merreshin me Parlamentin e Shqipërisë. Sa herë ka pasur skandale, apo priten del nga një histori e sistemeve që rrëzohen dhe një grup iranian bën këtë që bën.
Në të tre rastet kur ka ndodhur kjo histori ka pasur një skandal apo pritej që të ndodhte.



