Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, në studion e lajmeve në MCN TV duke komentuar për përfundimin e procesit ‘screening’ me Bashkimin Europian u shpreh se Shqipëria ka përparuar dhe se e ka kaluar me sukses këtë proces.
Ai tha se Shqipëria ka shumë për të bërë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit i cili vijon të mbetet në fokus të BE-së. Sipas tij, ajo qe vjen pas 'Screening' është në thelb integrimi.
Intervista e plotë
1.Së pari zoti Milo, siç e ndoqëm ministria e jashtme njoftoi sot përfundimin e procesit screening që zgjati 14 muaj. Në optikën tuaj si ka ecur ky proces, pra me çfarë shpejtësie ka avancuar dhe si ka qenë prezantimi I ekipeve tona?
Prezantimi i ekipeve është një çështje që i takon ministrisë së jashtme se ekipet nuk janë vetëm nga ministria e jashtme por nga të gjitha dikasteret që mbulojnë 5 kapitujt kryesorë që janë marrë në shqyrtim. Nga afati fakti që Shqipëria në një kohë optimale bëri këtë përshtatje, të ligjeve shqiptare me ato të BE, është një rezultat pozitiv dhe po të krahasohet me vendet e tjera për nga ritmet Shqipëria ka ecur në mënyrë të kënaqshme në këtë proces kryesisht teknik sepse nuk prek thelbin sepse ajo do diskutohet në kohën kur të hapen negociatat. Ajo është një përshtatje me legjislacionin evropiane dhe është parë që fondet, ligjet e miratuara në Shqipëri në përshtatje me kapitujt që do hapen janë në përputhshmëri me legjislacionin evropian. Shqipëria rezulton se e ka kaluar me suksese këtë proces.
2. Një nga kërkesat e Brukselit muajt e fundit ka qenë që Shqipëria të rrisë koherencën e kuadrit ligjor dhe institucional për parandalimin e korrupsionit dhe integritetin e zyrtarëve publikë. Është kjo “thembra e Akilit” dhe sa progres është bërë në këtë drejtim?
Patjetër që ka një numër çështjesh që tërheqin vëmendjen e BE dhe në raportin më të fundit të KE për Shqipërinë. Vazhdon të nënvizohet fakti se Shqipëria ka shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe një nga kapitujt themelor që do bëhet kur të fillojnë diskutimet, negociatat do përfshijnë administratën publike, sundimi i ligjit është një tjetër kapitull i rëndësishëm dhe këto kanë të bëjnë me funksionimin e drejtësisë, funksionimin e administratës dhe patjetër lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që është endemik në vendin tonë, për të gjitha këto arsye kjo do mbesë në fokusin e BE dhe gjëra do vijnë dhe detajohen në momentin kur të fillojnë negociatat. Ky proces që po vjen është integrimi sepse aty do kalosh në vrimën e gjilpërave.
3. Nëse do t’i bënit një diagnozë Shqipërisë si vend kandidat, çfarë do evidentonit si pika të dobëta të saj në raport me procesin negociues?
Gjërat që tashmë janë të njohura dhe që BE dhe KE i ka nënvizuar që është lufta kundër korrupsionit kryetema patjetrër që në Shqipëri duhet bërë një luftë shumë e madhe. E dyta është lufta kundër krimit të organizuar dhe ne jemi dëshmitar se si ajo po dominon jetën politike dhe sociale të vendit. Tjetër administrata publike në tërësi ka nevojë të modernizohet dhe profesionalizohet sepse vuan nga mungesa e profesionalizmit, ka shumë amatorizëm pra funksionimi i shteti ligjor është kryetemë që kanë për tu ballafaquar Shqipëria me BE në të ardhmen. Këtu opozita ka përgjegjësinë e saj të sjelljes, por fakti që ajo nuk funksionon kjo krijon shqetësim duke mosfunksionuar jeta parlamentare dëmi i bëhet vetë Shqipërisë, dhe imazhi është një gjë shumë e rëndësishme. Edhe nëse ka nevojë për kompromise për përmirësimin e aspekteve ligjore të parlamentarizmit ato bëhen por duhet vullnet politik nga të dyja palët për tu ulur.
4. Në horizont është edhe një re e zezë nëse mund ta quajmë kështu paralajmërimin për veto të Greqisë. Ju si i keni parë shpjegimet e dhëna nga zoti Rama për çështjen Beleri, disa herë madje dhe kontradiktore.
Kjo çështje ka hyrë në jetën politike shqiptare, nuk do duhej të ndodhte dhe duhet të ishte shmangur jo duke anashkaluar zbatimin e ligjit, por duke e zbatuar ligjin në një moment të caktuar pa paragjykime dhe që mund të evitonte shumë nga këto tensione artificiale që janë krijuar në marrëdhënie me Greqinë. Ne kemi pasur shumë raste për fat të keq, por ky rast i ka kaluar, nuk ka asimetri dhe tani është në duart e drejtësisë dhe nuk mund të ndërhyhet aty.
5. Ne e pyetëm zotin Rama mbi opinionin që ai kishte kërkuar nga juristët për çështjen Beleri dhe ai tha se është këshilluar të mos e shkarkojë Belerin, por raport të detajuar nuk ka. Pse mendoni se po e kthen Rama çështjen Beleri në një kosto për integrimin e vendit?
Kjo është një çështje që Rama pretendon se nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e drejtësisë dhe kjo është barrikada pas të cilës ai qëndron për të refuzuar sepse dhe ligji se ka të shprehur qartë dhe pastër se si duhet vepruar në të tilla raste dhe këtu mbështeten ata që duan të refuzojnë betimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.



