Takimet me zyrtarë të lartë amerikanë do të jenë vendimtare për të ardhmen e luftës.

Kështu tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, para se të nisej për në Shtetet e Bashkuara.
"Gjatë takimeve kam ndërmend të diskutoj zhvillimet në Gaza dhe Liban. Ne jemi të gatshëm për çdo veprim që mund të jetë i nevojshëm në Gaza, Liban dhe zona të tjera", shtoi ai.
Gallant do të takojë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, homologun e tij Lloyd Austin, drejtorin e CIA-s William Burns dhe të dërguarin special të Biden në Lindjen e Mesme Amos Hochstein.
Ministri Gallant në SHBA do të diskutojë edhe për çështjen e zhbllokimit të dërgesës së një dërgese armësh në Izrael.



