Kalaja e Tetovës, pre e gërmimeve ilegale për ar (VIDEO)

Kalaja e Tetovës, pre e gërmimeve ilegale për ar (VIDEO)

Kalaja e Tetovës është bërë së fundi pre e gërmimeve ilegale në kërkim të arit. Krahas dëmtimeve të vazhdueshme dhe papastërtisë, kalasë i janë shpuar edhe muret nga gërmuesit jolegalë dhe të paidentifikuar. Sipas medias në Maqedoni, “kërkuesit e arit nuk gërmojnë vetëm tokën dhe rënjët e mureve të kësaj kalaje, por shkatërrojnë edhe këta mure, që kanë vlerë të madhe historike duke krijuar gropa nëpër to, për të kërkuar ar të fshehur”.

Kalaja e Tetovës është lënë krejtësisht pas dore nga ana e institucioneve dhe dita- ditës po shkatërrohet dhe mbushet me mbeturina, ndërkohë që banorët shprehen të pakënaqur ndaj institucioneve. Pavarësisht premtimit të bërë muaj më parë nga drejtori i Muzeut të Tetovës, Miqo Stojçevski, kalaja për momentin nuk ka as ndriçim, as mirëmbajtje dhe as roje.

Sipas drejtorit të muzeut, po shikohet për zgjidhje të problemit, por brenda kalasë ekziston një pjesë territori, që është edhe pronë e Kishës ortodokse. Përgjegjësia nuk merret përsipër as nga Komuna e Tetovës dhe sipas kryetares Teuta Arifi, e vetmja gjë që mund të bëjnë është informimi i institucioneve përgjegjëse.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy