
Gazetari Lisi Myrta në “Zgjohu me MCN” ka treguar eksperiencën e tij në Big Brother për të cilin shprehet se është një eksperiencë e bukur dhe se kujtdo që mund ti jepet ajo ofertë duhet ta pranojnë.
Ai tregon se dhe pse ka gati 2 muaj që ka dalë nga ajo shtëpi njerëzit sërish e duan dhe e takojnë në rrugë. Ndërsa sa i përket planeve të tij për punën, Lisi thotë se aktualisht ka disa projekte duke i shqyrtuar dhe shpreson që të konkretizohen sa më shpejt.
Nuk jam penduar, njerëzve që u jepet ajo mundësi duhet ta pranojnë sepse është ndër eksperiencat më të mira dhe thjeshtë aty nuk duhet të përfshihesh, aty ti del vetja ai që ti je. Vetëm java e parë është ajo që ti mund të ruhesh disi nga kamerat pastaj i harron. Kur kam hyrë brenda kam thënë se tani do e shijoj, ambienti i mbyllur nuk ka qenë aspak problem, por problem për mua ka qenë fryma e keqe që ishte krijuar brenda.
Më tej ai ka folur dhe për marrëdhënien e tij me Romeo Veshaj për të cilin tha se ai ka qenë i vetmi që i është afruar, ndrësa Jul Deda i ka kthyer kurrizin që nga dita e parë në shtëpi.
Romeo përfshihet shumë emocionalisht dhe është një djalë i mirë dhe nuk mund të aktrojë 24 orë non stop. Po ti shohësh sado që bën skema do dalësh prapë te vetja. Romeo ishte një djalë që përfshihet dhe nuk kam dalë për faj të Romeos ashtu siç pretendohet.
Nëse do i kisha shpëtuar atij nominimi situata do ndryshonte sepse kisha mënyrën time se si do përshtatesha tek ato. Që ditën e parë që kam hyrë dhe kam dalë te dhoma e rrëfimit kam thënë se nuk do zihem për brekët e Julit dhe të Eglës dhe del më pas që ata kishin diçka sepse ajo kishte qenë një skenë teatrale.
Dhe me Eglën kam pasur një super marrëdhënie, por disa prej atyre aty duke parë se ata e njohin shumë mirë batutën se kanë një jetë që merren me aktrimin dhe humorin dhe e dinë shumë mirë se çfarë duan njerëzit dhe në momentin që e kuptuan këtë shumica e tyre më bënë dalje mua. Jul Deda që ditën e parë më ka kthyer kurrizin, ndërsa Romeo ishte ndër të vetmit që mu afrua sepse aty ke nevojë që të të thonë dhe vetëm mirëmëngjesi.
Donaldo më mori atë ditë që dola pas spektaklit, vazhdojmë takohemi akoma me Donaldin, Marion dhe Borën, kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Më bëhet shumë qejfi për aq sa kam kaluar aty sepse kam më shumë kohë që kam dalë seç kam hyrë dhe në opinion publik duhem dhe respektohem më shumë se ata që janë aty brenda. Sinqerisht pavarësisht se aty Romeo është një nga lojtarët më të fortë dhe nuk shoh tjetër sepse askush tjetër nuk mendon aty për anën njerëzore, kanë 4 muaj që nxjerrin vrer.
Lisi Myrta tregon dhe për planet e tij për të ardhmen për të cilat shprehet se aktualisht ka 2-3 projekte të cilat është duke i shqyrtuar dhe së shpejti pret që të konkretizohen.
Kam 2-3 projekte në shqyrtim dhe jam në pritje. Shpresoj që shumë shpejt ti konkretizoj. Janë projekte televizive.



