Sot Asambleja Kombëtare e PS, pritet prezantimi i qeverisë së re

Sot Asambleja Kombëtare e PS, pritet prezantimi i qeverisë së re

Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku do të prezantohen raportet e grupeve të punës të ngritura nga kryesocialisti pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Gjatë punimeve të asamblesë pritet të bëhet publike edhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar.

Asambleja do të mblidhet në orën 10.00 të paradites. Ajo do të hapet nga kryetari i Asamblesë dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi.

Më tej do të prezantohet nga raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, do të prezantohet raporti i dëgjesave publike dhe përmbledhja e 12 qarqeve të vendit.

Po ashtu Niko Peleshi do të prezantojë në vijim raportin e grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

Në vijim Arben Ahmetaj do të prezantojë raportin e grupit të punës për lehtësimin e Procedurave Burokratike.

Më tej Blerina Gjylameti do të bëjë bilancin e zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe Koordinimin Elektoral të PS.

Në vijim të punimeve do të miratohet projektvendimi për zgjedhjet e reja në parti.

Në mbyllje do të flasë kryetari i partisë Edi Rama, ku do të bëjë bilancin politik të zgjedhjeve të 25 qershorit dhe sfidat e mandatit të ri.

Rendi i ditës

-Çelja e punimeve të AK të Partisë nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS. Miratimi i rendit të ditës.

-Raporti i grupit të punës për veprimtarinë parlamentare.

-Raporti i dëgjesave publike; përmbledhja për 12 qarqet.

-Raporti i grupit të punës për ristrukturimin e institucioneve.

-Raporti i grupit të punës për lehtësimin e procedurave burokratike.

-Bilanci i zgjedhjeve 2017 dhe raporti i grupit të punës për organizimin dhe koordinimin elektoral të Partisë Socialiste.

-Miratimi i projektvendimit për zgjedhjet e reja në parti.

-Fjala përmbyllëse e kryetarit të partisë: Bilanci politik i 25 qershorit dhe sfidatat e mandatit të ri.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy