Debate në dy komisionet e CEZ, Balla kërkon Shkëlzenin për Nuen, Shalësi sherr me Spaho: “Palaço dhe i pafytyrë

Debate në dy komisionet e CEZ, Balla kërkon Shkëlzenin për Nuen, Shalësi sherr me Spaho: “Palaço dhe i pafytyrë

Dëshmia, ose jo e sekserit kosovar Nue Kalaj në Komisionin Hetimor Parlamentar për privatizimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, do të përcaktojë edhe thirrjen për dëshmi të Shkëlzen Berishës.

Nëse Kalaj nuk do të paraqitet, atëherë deputetët socialistë do të kërkojnë që të paraqitet në komision djali i ish-Kryeministrit Berisha, i cili sipas tyre përmendet në një e-mail mes Nue Kalajt dhe drejtuesve të CEZ. 

“Nëse deri ditën e hënë nuk do të kemi zotin Nue Nik Kalaj, do të vijojmë me personat që kanë njohje, sikurse është përmendur zoti Shkëlzen Berisha”, tha kreu i Komisionit, Taulant Balla.

Opozita kërkoi thirrjen si dëshmitar të ish-drejtorit të CEZ-it në Shqipëri, Josef Hajsek, procedurën për të cilin do ta ndjekë Ministria e Drejtësisë. 

Ndërkohë, në Komisionin tjetër hetimor, të kërkuar nga Partia Demokratike për zgjidhjen e kontratës me CEZ, situata degradoi në ofendime mes palëve. 

Shkak janë bërë replikat ofenduese mes Shalsit dhe Spahos, që e bënë të pamundur zhvillimin normal të komisonit.

Deputeti Eduart Shalsi ka kërkuar që të qëndrohet orar e pa orar që të zhvillohen seancat me dëshmitarët, por Spaho ka kundërshtuar.

Shalsi: “Herën tjetër ikët për ndeshjen”.

Spaho: “Je i pafytyrë”

Shalsi: “Palaço, je dhe goxha burrë”. 

Spaho: "I pafytyr je ti" 

Debati nisi pas kërkesës së demokratëve për shtyrjen e afatit të hetimit me 2 muaj, pasi ka mjaft dëshmitarë për t’u pyetur, por për mazhorancën koha ka qenë e mjaftueshme, ndërkohë që sipas tyre drejtimi i Komisionit nga Edmond Spaho ka qenë jo korrekt. 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy