Tahiri: Finalja vendoset nga episodet, Messi më i zgjuar se Mbappe

Tahiri: Finalja vendoset nga episodet, Messi më i zgjuar se Mbappe

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në studion e emisionit “Skaneri i Botërorit”, në MCN TV, pasi foli për Kroaci-Marok, më pas u ndal edhe te finalja e madhe e Botërorit, Francë-Argjentinë.

Tahiri u shpreh se ndeshja do të vendoset nga episodet, dhe shtoi se Messi bën pauza në lojë për të pasur më shumë forcë. Për yllin argjentinas, Tahiri tha se është më i zgjuar se Mbappe në lojë. 

Europa ka grup. Ka shumë shtete që hedhin shumë lekë për futboll, por nuk kanë ADN për futboll. Varet nga vendi dhe tradita. 

Sot pashë një ndeshje ndryshe, e hapur dhe e bukur. Të dyja skuadrat sulmonin dhe donin të shënonin. Kroacia futi lojtarë të rinj që premtojnë për të ardhmen. Të dyja skuadrat e kanë fituar Botërorin. Kroacia dhe futbolli kroat, ka talente dhe nxjerr talentë. Është e nivelit të lartë. 

Unë mendoj se të dyja skuadrat do jenë të lujdeshme. Minutat e para do jenë njohje. Këtu do e bëjnë diferencën gabimet e skuadrave. Ndeshja do fitohet me episode. Mendoj se edhe ato pauzat e Messit, i bën për të pasur më shumë forcë. Messi është më i zgjuar se Mbappe. Në letër Franca e ka ekipin më të mirë, por Argjentina nuk ka ardhur rastësisht këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy