“Rai Arte”: Dhuntitë artistike të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës

“Rai Arte”: Dhuntitë artistike të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës

“Rai Arte” takoi Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në hotelin ku ai po qëndronte në Venezia, me rastin e Bienales së 57-të, në të cilën ai merr pjesë si artist.
Edi Rama është i njohur për pasionin e tij estetik dhe dellin artistik. Pasi arriti të bëhej një pedagog pikture në Akademinë e Arteve në Tiranë, zhvilloi karrierën e tij në rezidencën artistike “Cite International des Arts”, në Paris, qytet në të cilin jetoi për disa vite në azil politik, për t’i shpëtuar përndjekjes në vendin e tij.
I rikthyer në Shqipëri, për të qenë i pranishëm në funeralin e babait të tij, e gjen veten brenda pak kohësh si Ministër i Kulturës, një detyrë që kryen nga viti 1998, deri në 2000-shin. i dalë i fortë nga kjo përvojë, zgjidhet në vijim kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe falë një seri nismash që synonin të ngjiznin tharmin e një ndienje krenarie dhe përkatësie qytetare, shërben si kryebashkiak edhe për tre mandate të tjera me radhë, deri në vitin 2011.

Projektet e tij të rikualifikimit të fasadave urbane dhe të hapësirave publike “shëruan” një frakturë të krijuar midis qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore, që buron nga rrëzimi i regjimit komunist në Shqipëri. Rama përfshiu një numër artistësh të tjerë, midis të cilëve Olafur Eliason dhe Anri Sala, në transformimin e pallateve gri të kohës së komunizmit, duke gjallëruar me ngjyra të gjithë kryeqytetin dhe arkitekturën e tij, një sipërmarrje që nënvizoi edhe hapjen e qeverisë ndaj horizonteve të rinj. 
Në luftën kundër abuzimit me territorin dhe ndërtimtarisë pa leje, Rama u përgjigj me projektin e tij të “gjelbërt”, i cili solli krijimin e 96 700 metrave katror territor gjelbërim, si dhe mbjelljen e 1 800 pemëve në Tiranë. Kjo arritje e nderoi atë me një çmim të prezantuar nga Kofi Annan, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Ditën Ndërkombetare të Luftës kundër Varfërisë, në vitin 2002. 
Për disa vite kryetar i Partisë Socialiste, shndërrohet në Kryeministër në vitin 2013. Brenda selisë së qeverisë ka krijuar një Qendër për Hapje dhe Dialog (COD), një hapësirë kulturore e mirëfilltë e dedikuar publikut, një hapësirë ku manifestohet edhe një herë më shumë liria e mendimit dhe vizioni i tij demokratik mbi artin.

Dhuntitë artistike të Kryeministrit shfaqen edhe gjatë aktivitetit të tij të përditshëm politik. Skrivania e vendosur në zyrën e tij është e mbushur me penela dhe lapsa të të gjitha ngjyrave, të cilat i përdor për të ngopur pasionin e tij artistik. Kështu, në duart e Ramës, axhenda e tij dhe ndonjëherë edhe dokumenta shtetërore, shndërrohen në një telajo për skica instiktive.

Dhuntia e Ramës, për të çliruar krijmtarinë e tij del në pah në ato momente të pakta kur Kryeministri arrin të gjejë kohë të lirë, për të vizituar atelienë e një miku, në të cilën është i lirë të punojë për realizimin e skulpturave në qeramikë apo në thurrjen e figurave tredimensionale në telajo. Në këtë hapësirë, Rama përmbledh në vetvete kuptimin e fjalës artist. 
Christine Macel (shih intervistën e plotë), e goditur nga dhuntitë artistike të Kryeministrit, e ka ftuar atë që të marrë pjesë në “Viva Arte Viva”, titulli i zgjedhur për edicionin e Bienales së Artit të Venecias, ku Edi Rama prezanton një lloj posteri mural të një seleksioni të punëve të tij, një lloj dialogu artistik me Olafur Eliasson, ku shkrihet lidhja e ngushtë e të dy artistëve sa i përket çështjeve të ekologjisë dhe luftës kundër varfërisë.    

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy