Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka takuar sot serbët nga Kosova, me ta ka biseduar për Kosovën dhe masat që Serbia do t’i ndërmarrë kundër saj për shkak të taksës që Kosova e ka vënë ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Telegrafi serb.
“Masa shumë të fuqishme e shumë të rrepta kemi përgatitur, do të shikojmë që me to të mos i godasim njerëzit tanë të Kosovës.E pra, ngadalë ... Po bëhemi gati të njohim vendimet tona pas Parisit. Por, vendimet tona nuk do të jenë aq të lehta për Kosovën", ka thënë Vuçiç.
Ka thënë se në Paris nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh për Kosovën dhe statusin saj, nuk do të ketë kurrfarë bisedimesh derisa të mos hiqet taksa.
“Hiqni taksat e do të bisedojmë për çdo gjë që dëshironi, do të flasim për kohën e mirë e të keqe”, ka thënë Vuçiç.
Kryetari i Serbisë nuk ka bërë të ditur se cilat do të jenë ato masa “shumë të rrepat e shumë të fuqishme”.
Ai ka shtuar se “e dimë se njësia speciale Policisë së Kosovë ROSU është gjendje gatishmërie dhe e ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që “të pengohet qëllimi i arrestimit ë serbëve".



