Kosova shtyn reciprocitetin/ Burjani: Nuk pres asgjë nga takimi në Bruksel, Serbia nuk është e interesuar të gjejë zgjidhje

Kosova shtyn reciprocitetin/ Burjani: Nuk pres asgjë nga takimi në Bruksel, Serbia nuk është e interesuar të gjejë zgjidhje

Me ndërhyrjen e ambasadorit të SHBA, qeveria e Kosovës vendosi të shtyjë me një muaj zbatimin e vendimit për reciprocitetin e targave dhe letërnjoftimet për serbët e Kosovës duke ulur tensionet në veri të vendit.

Analisti nga Kosova Blerim Burjani, tha për edicionin e lajmeve në MCN tv, se krahas kësaj do të pasohet e takimin e Brukselit më 18 gusht mes Kurtit dhe Vuçiçit, porse që sipas tij, nuk pritet ndonjë zgjidhje nga Vuçiç.

Situata në veri po shkon drejt stabilizimit, barrikadat do të hiqen, por krejt çka po bën Serbia është që do të mbaj peng zgjidhjen përfundimtare e cila do të stabilizonte gjendjen e të dy shteteve, njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo është tema që do ti ik Serbia, dhe nuk është e interesuar që të gjej zgjidhje.

Sa i takon takimit në Bruksel, nuk ka angazhim serioz dhe nuk pres asgjë por vetëm muhabete dhe fjalë, konferenca për media në fund, dhe asgjë më interes për opinion publik.

SHBA duhet të përkrahin dhe të ndihmojnë BE si sponsorizues i këtyre takimeve dhe të përkrahin një njohje reciproke, për të zgjidhur problemet mes dy vendeve.

Natyrisht që skenari do të jetë i njëjtë, nuk shpresoj që do të ketë skenar të tjerë, nuk pres diçka të re, nëse ata të dy pajtohen për një zgjidhje, s’do të jetë telashe, por nuk shpresoj se Vucic do të pranoj këtë realitet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy