
“Vështrim kritik’’, është emisioni satirik i cili së fundi po korr sukses në MCN Tv.
Autorët e ‘VK’, Rei Beka e Anton Bello rrëfejnë si i janë bashkuar fillimisht përmes “Çmendina dublim’’ për të ardhur në këtë emision satirik.
Me “Vështrimin Kritik”, përmes syrit tonë ne synojmë të shohim se çfarë bëhet me politiken, budallallëqet e show bizit dhe fusha të tjera.
Përderisa këtu nuk ka opozitë, ne mundohemi të bëjmë opozitën përmes këtij emisioni dhe ti vëmë në pah këto gjëra që nuk funksionojnë në politikë.
Ne kemi qenë dy sezone bashkë të ish-Tema Tv, te ‘Çmendina’, pastaj kemi kaluar në formate të ndryshme po në MCN tv. Ky është sezoni i dytë që jemi bashkë.
Aktori Bello rrëfen se si ishte bashkuar më djemtë e ‘Çmendinës’ dhe faktin se sot është i angazhuar edhe në stad up comedy.
Ngaqë merresha me stand up comedy, me kanë ftuar të bëj një provë te Çmendina dhe ja ku jemi sot.
Por kur u njoha me Rein, bërë fillimisht një intervistë me ta dhe eksperienca ime e parë me dublimin më ka zgjatur 3 orë.
Por stand up comedy, aty është tjetër atmosferë, tjetër nivel.



