Arikomban, elefanti që vrau 7 njerëz në Indi zhvendoset në rezervatin e tigrave

Arikomban, elefanti që vrau 7 njerëz në Indi zhvendoset në rezervatin e tigrave

Një elefant i egër që shkaktoi një debat masiv dhe një betejë ligjore në Kerala, në jug të Indisë është zhvendosur në një rezervat tigrash.

Zyrtarët pretendojnë se ky elefant të cilët e kanë quajtur Arikomban ka vrarë shtatë persona.

Vendasit që jetonin pranë habitatit të tij kishin kërkuar zhvendosjen prej disa muajsh dhe të shtunën Arikomban u zhvendos në Rezervatin e Tigrave Periyar, rreth 80 km larg.

Autoritetet qeveritare e kanë quajtur misionin një sukses, por aktivistët thonë se çështja nuk mund të zgjidhet duke zhvendosur një kafshë.

Sipas regjistrimit të fundit në 2017, India ka afër 30,000 elefantë të egër, rreth 60% e të gjithë elefantëve të egër aziatikë. 

Humbja e habitatit dhe fragmentimi shpesh i detyron ata të hyjnë në habitatet njerëzore dhe të sulmojnë të korrat.

Arikomban, që besohet të jetë më shumë se 30 vjeç, ishte një pamje e njohur për njerëzit që jetonin pranë vargmalit pyjor Devikulam në rrethin Idukki për dekada. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy