Bota do t’i normalitetit deri në fund të vitit 2022 falë vaksinave COVID-19. Në një ntervistë për gazetën polake “Gazeta Wyborcza” dhe transmetuesin televiziv TVN24, thotë se vaksina është lajmi më i mirë i vitit të fundit.
"Kjo është një tragjedi e pabesueshme", tha bashkëthemeluesi i Microsoft.
"Deri në fund të vitit 2022, ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet," tha Gates.
Gates, miliarderi që dha dorëheqjen si kryetar i Microsoft Corp në 2014, përmes fondacionit të tij filantropik Bill dhe Melinda Gates ka angazhuar të paktën 1.75 miliardë dollarë për përgjigjen globale ndaj pandemisë COVID-19. Kjo përfshin mbështetjen për disa prodhues të vaksinave, diagnostikimit dhe trajtimeve të mundshme. Programi COVAX, mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI), synon të sigurojë 2 miliardë doza vaksinash për vendet me të ardhura më të ulëta deri në fund të vitit 2021.



