Italia, destinacioni më i mirë turistik në Evropë

Italia, destinacioni më i mirë turistik në Evropë

Italia, destinacioni i dytë turistik më i preferuar për vitin 2023. Është ky njoftimi i dhënë nga Ministria e Turizmit në Itali, sipas të cilës rreth 39% të objekteve akomoduese janë rezervuar në platformat online. Ky vend ka shënuar këtë vit një rritje në sektorin e turizmit, ndërsa mediat e huaja shkruajnë se lë pas Francën dhe Spanjën, të cilat shënuan rritje përkatësisht me 14 dhe 2 për qind.

Sipas njoftimit të autoriteteve italiane, rezervimet e linjave ajrore u rritën me 14 për qind në gjysmën e parë të muajit gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Destinacionet më të njohura në Itali këtë verë ishin vendet bregdetare, duke zënë 43 për qind të rezervimeve, duke ofruar gjithashtu një alternativë 31 për qind më ekonomike në krahasim me mesataren e vendeve konkurrente si Greqia, Spanja dhe Franca.

Një nga zonat bregdetare më të vizituara ka qenë Pulia, vend ky që sipas mediave është më i kërkuari në internet, ndërsa interesi për Liguria ka qenë gjithashtu i rëndësishëm E njëjta prirje u vu re për disa qytete në Pulia dhe Sardenja.

Nuk do të flisja për rënie, por as për sukses të turizmit. Do të thosha se më në fund mund të fillojmë sërish të diskutojmë për turizmin dhe të planifikojmë lëvizjet e ardhshme. Në fakt, ky është viti i parë pa kufizime pandemike, pa të dhëna të ‘dopuara’ nga urgjenca, prandaj, në njëfarë kuptimi, mund të flasim për vitin zero. Ne patëm një qershor mbi pritjet, i ndjekur nga shifra të mira në korrik. Më pak mirë Gushti, i cili ka disa rënie objektive, por mbi të cilin duhen bërë disa reflektime”, ka thënë Ministrja e Turizmit, Daniela Santanchè, për mediat.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se turizmi në vitin 2023 është sfiduar në disa aspekte, duke përmendur fatkeqësitë mjedisore të Italisë, si përmbytjet në maj dhe zjarret në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, të cilat ndikuan në normat e prenotimeve. Shtetasit amerikanë mbeten ata të cilët gjenerojnë shpenzime të konsiderueshme në Itali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy