Putin: Tradhtarët do të shtypen, gjykohen dhe dënohen. Rusia do mbrohet nga çdo kërcënim

Putin: Tradhtarët do të shtypen, gjykohen dhe dënohen. Rusia do mbrohet nga çdo kërcënim

Presidenti rus Vladimir Putin pas kaosit të krijuar gjatë orëve të fundit në Rusi ka dalë në një konferencë për mediat ku i është drejtuar popullit rus. Putin në fjalën e tij ka kërkuar nga rusët që të qëndrojnë të informuar në lidhje me atë që do të thotë ai. Putin thotë se disa rusë janë “mashtruar në një aventurë kriminale” pa përmendur në mënyrë specifike luftëtarët rebelë të Wagner. “Rusia po bën betejën më të vështirë për të ardhmen e saj, e gjithë makineria e Perëndimit është kundër nesh. Rusia do të mbrojë veten, kjo është tradhti, një goditje me thikë. Kjo është një betejë në të cilën vendoset fati i popullit tonë dhe kërkon bashkimin e të gjitha forcave. Të gjitha konfliktet e brendshme shfrytëzohen nga armiqtë tanë të jashtëm për të na dobësuar, prandaj të gjitha përpjekjet janë shumë serioze”, ka thënë Putin. Presidenti rus paralajmëron gjithashtu “dënim të pashmangshëm” për ata që përçajnë shoqërinë ruse. Presidenti kujtoi gjithashtu goditjen që iu dha Rusisë në vitin 1917, kur vendi po zhvillonte Luftën e Parë Botërore. “Ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë më, ne do të mbrojmë popullin dhe shtetin tonë nga çdo kërcënim”, theksoi Putin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy