Vathi: Duhet bërë ndarje mes personave që hyjnë në kufi dhe turistëve ndërkombëtarë. Turizmi nuk promovohet në mënyrë institucionale

Vathi: Duhet bërë ndarje mes personave që hyjnë në kufi dhe turistëve ndërkombëtarë. Turizmi nuk promovohet në mënyrë institucionale

Besnik Vathi, sipërmarrës tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se qeveria nuk ka marrë mundimin të bëjë një ndarje mes personave që hyjnë në kufi dhe turistëve ndërkombëtarë.

Sipas Vathit, turizmi në Shqipëri është në rrjedhje të lirë, nuk është se është rregullohet, nuk është se promovohet në mënyrë institucionale

Nuk ka shifra dhe nuk ka shifra reale. Konkluzionet që nxjerrim ne janë nga perceptimet ose personale, ose çfarë shohim se çfarë lëviz. Nëse qeveria ka gjithë kohë, raporton shifra në rritje, ato janë të sakta dhe nuk i vë njeri në dyshim. Vihet në dyshim se kur do fillojë raportimi real i turistëve ndërkombëtarë në Shqipëri. Turistë ndërkombëtar është ai që shpenzon minimumi një natë në destinacion. Nëse në kufi hyjnë 12 milionë në vit, mase shkon 14, këto janë hyrje në kufi nuk mund të konsiderohen të gjithë turistë. Qeveria nuk e ka marrë mundimin të bëjë këtë ndarje. 

Problemi tjetër që kanë statistikat është problemi i turistëve etnikë. Lëvizjet e emigrantëve nuk është se janë drejt hoteleve apo produkteve turistike. Janë mund të jenë konsumatorë, dhe kalojnë më shumë se një natë, por konsumi i tyre është i veçantë dhe ka karakteristike të ndryshme nga një turist me pasaportë të huaj. 

Kroacia raporton hyrje në kufi 55 milionë hyrje dhe raporton 18 milionë turistë, pra rreth 1/3. Nëse do mbanin këtë raport nuk do të ishte 11 milionë. 

Turizmi në Shqipëri është në rrjedhje të lirë, nuk është se është rregullohet, nuk është se promovohet në mënyrë institucionale dhe në ato përmase të nevojshme. Pjesa më e madhe e lëvizjes së turistëve drejt Shqipërisë të jetë pjesë e bizneseve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy