Banorët e fshatit Guras në Pogradec bllokojnë rrugën, protestë për gjendjen e saj (VIDEO)

Banorët e fshatit Guras në Pogradec bllokojnë rrugën, protestë për gjendjen e saj (VIDEO)

Dhjetëra banorë të fshatit Guras në Pogradec, kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore që të çon në këtë fshat.

Protesta e tyre lidhet me gjendjen e rrugës e cila është dëmtuar para disa muajsh si pasojë e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza.

Tashmë me përfundimin e punimeve firma ka shtruar një pjesë të rrugës, vetëm aty ku ka kryer punime. Por banorët pretendojnë se puna e bërë është mjaft e dobët dhe është dëmtuar sërish.

Prej më shumë se 30 minutash ata kanë bllokuar rrugën dhe nuk lejojnë kalimin e mjeteve si edhe  të mësuesve për të shkuar në fshat. Banorët kërkojnë garanci nga firma dhe bashkia që rruga të shtrohet e gjitha dhe me cilësi në të kundërt protesta do të vazhdojë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy