Një sherr në çift ka përfunduar me plagosjen e gruas, një shqiptare me banim në Itali. 37-vjeçarja shqiptare është plagosur dhe djegur me acid nga i shoqi, një shqiptar i Kosovës, i cili më pas ka marrë fëmijët dhe është larguar nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur në Forli. 37-vjeçarja shqiptare është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi mjekët thanë se ndihma e parë e dhënë nga fqinjët e ka shpëtuar nga dëmtimet e rënda të lëkurës. Ndërsa burri i saj u shpall në kërkim.
Dyshohet se shkak i konfliktit mes dy bashkëshortëve ka qenë xhelozia.



