Në një komunikim publik lidhur me situatën në Zvërnec, Kryeministri Edi Rama thotë se i mirëkupton qytetarët e revoltuar dhe se nëse do të ishte në vendin e tyre do të kishte reaguar po njëlloj.
Ai bën përgjegjëse policinë për mos arrestimin e rojes private në vend, për tërheqjen zvarrë të qytetarit protestues.
Ju kam dëgjuar, lexuar dhe ju kuptoj shumë mirë madje ju siguroj se në vednin tuaj dhe unë po njësoj do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë dhe kundër Kryeministrit, sidomos sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba, të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda një njeri në të drejtën e vetë, ta tërhiqnin zvarrë nëpër plazhin e rrethuar e pastaj policia të thoshte që i zvarrituri u fut vetë në pronën private dhe në këtë mënyrë të relativizonte dhunën.
Ndërkohë që duhet të kishte arrestuar në vend, ata që morën zvarrë protestuesin. Nuk mirëkuptoj dhe do kisha bërë më keq se ju po të isha në anën tjetër të barrikadës dhe po të më thuhej se prona është e shteti dhe se është përhapur me shumë helm pas, po të më thoshin se shteti po ia fal izraelit për të sjellë palestinezë.
Po të më thoshin se në vend të flamingove dhe breshkave të ujit, aty do pastroheshin paratë e zeza të mafies.
Pikërisht se e kuptoj zemëratën tuaj, kam dy ditë që e pyes veten dhe po flas shumë hapur, a duhet të tregoj anën tjetër, që mund të mos më besoni dhe të më shihni si tradhtar dhe të shitur te oligarkët, apo të më thoni më falni, se nuk e gjykuam mirë këtë punë dhe projekti do anulohet.
Që e parë në anën tuaj të medaljes, është vërtetë fisnike, që e mbrojtët Shqipërinë nga një e keqe e madhe dhe unë të vazhdoj të rri në karrige, të shtyj kohën e pushtetit, me shijen e hidhur të një humbje të madhe për Shqipërinë, për fëmijët që do jenë përfituesit e këtij investimi.



