Mahmoud Abbas: Zhvendosja nga Gaza, njëlloj si mërgimi palestinez i vitit 1948

Mahmoud Abbas: Zhvendosja nga Gaza, njëlloj si mërgimi palestinez i vitit 1948

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas u shpreh ditën e sotme kundër një zhvendosjeje të mundshme masive të palestinezëve, të cilën e krahasoi me mërgimin e vitit 1948, pasi ushtria izraelite urdhëroi më shumë se një milion njerëz të evakuoheshin nga Rripi verior i Gazës, njoftoi Autoriteti Palestinez.

Abbas refuzon plotësisht lëvizjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës “sepse ajo do të përbënte një Nakba të dytë (arabisht katastrofë) për popullin tonë,” tha Presidenti palestinez në një deklaratë të transmetuar nga Wafa.

Gjithçka duke iu referuar rreth 760 mijë palestinezëve që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 dhe krijimit të shtetit të Izraelit.

Ndërkohë, mijëra persona u mblodhën sot në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, për të shprehur mbështetjen e tyre për palestinezët.

Më shumë se 10 mijë persona u mblodhën në protestë në Amanin qendror, pranë Xhamisë së Madhe të Huseinit, pas thirrjes së Vëllazërisë Myslimane Jordaneze dhe organizatave të majta dhe rinore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy