Rusia thotë se vendimi i Bashkimit Europian për të pranuar Ukrainën dhe Moldavinë si kandidatë për anëtarësim do të ketë pasoja negative.
Një deklaratë e tillë u bë nga zëdhënësja e ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Me vendimin për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate, Bashkimi Europian ka konfirmuar se vazhdon të shfrytëzojë në mënyrë aktive gjeopolitikën, për ta përdorur atë për të përmbajtur Rusinë.
Por ata nuk po mendojnë për pasojat negative të një hapi të tillë.
Dy ditë më parë BE i dha Ukrainës statusin e vendit kandidat, veprim i cili u cilësua si i nxitur nga ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë.



