Sulmet në SHBA sundojnë fushatën presidenciale

Sulmet në SHBA sundojnë fushatën presidenciale

Lajmet për shpërthimin në Nju Jork apo të sulmit në qendrën tregtare në Minesota pushtojnë edhe fushatën në presidencalet amerikane.

Donald Trump tregohet shumë i ashpër duke rreaguar menjëherë se “duhet të përdorim mënyra të forta”.

Nga ana tjetër, reagimi i Hillary Clinton është më i butë duke ftuar “për t’u lutur për viktimat dhe të lejojnë hetuesit të punojnë”.

“Njerëzit po jetojnë në një moment që duhet të përdorim mënyrat e forta. Duhet të përdorim mënyra shumë, shumë, shumë të forta”, deklaroi Trump para mbështetësve të tij në Kolodrado Spring pas shpërthimeve dje në mbrëmje në Manhatan.

“Është e tmerrshme ajo që po i ndodh botës sonë, vendit tonë, dhe ne duhet të përdorim mënyra të forta, duhet të jemi inteligjent dhe vigjilent”, theksoi ai.

“Sulmet e të shtunës tregojnë se politikat e falimentuara të Obama-s dhe Clinton nuk do na mbajnë të sigurt! Unë do ta bëjë Amerikën sërish të sigurt. Nën lidershipin e Obama-s dhe Clinton amerikanët kanë provuar më shumë sulme në shtëpi se sa fitore jashtë. Ka ardhur koha për të ndryshuar strategji”, vazhdon Trump.

Nga ana tjetër Clinton sulmon Trump duke e akuzuar se nuk ka një paln.

“Unë jam e vetmja kandidate në këtë garë që ka marrë pjesë në vendime të vështira për të eleminuar terroristët nga fusha e betejës”, deklaroi Hillary Clinton pas ngjarjeve në Nju Jork dhe Nju Xhersi.

Kandidatja demokrate për shtëpinë e bardhë ka sulmuar disa herë rivalin e saj Donald Trump duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se “plani sekret i Trump është që… nuk ka një plan”.

“Kërcënimi është real por edhe vendosmëria jonë”, tha Hillary Clinton.

“Duhet të jemi vigjilent por jo të trembur. Duhet të zgjedhim vendosmërinë, jo frikën”, shtoi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy