Kulla: Ilir Meta sot është vetëm. Berisha e tradhtoi dhe kaloi me Gaz Bardhin

Kulla: Ilir Meta sot është vetëm. Berisha e tradhtoi dhe kaloi me Gaz Bardhin

Eksperti i sigurisë Ilir Kulla duke folur në emisionin “Scrolling” mendon që sot Ilir Meta është vetëm.

Kulla thotë se Meta e sheh sot veten të pambrojtur politikisht pasi edhe Berisha e ka tradhtuar, duke kaluar në krahun e Gazment Bardhit.

"E sheh veten të pambrojtur politikisht, të tradhtuar nga Berisha, që ka kaluar në krahun e Gaz Bardhit. Në kushtet kur ka informacione që vulën do a ketë Berisha me Gaz Bardhit, ai e sheh që mbijetesa politike është shumë e vështirë. Shpërthimi i parë ka të bëjë me situatën politike. Ai po u përgjigjet problemeve që ka me drejtësinë. Mendoj është çështje ditësh që mund të dalin ato. Ai e ndjen veten të dobët dhe kërkon që mbi këtë të ngrejë një aksion politik. Këta e kanë ditur që me reformën në drejtësi ka dalë ‘shejtani nga shishja’ dhe mund të arrestohen. Në 33 vjet është i vetmi që ka hyrë në çdo zyrë të shtetit. Ai e sheh kërcënimin nga drejtësia. Ai ka zgjedhur ta kthejë në kauzë politike.

Berisha u bë njësh me Gaz Bardhin, që publikisht e ka sulmuar Metën po aq sa Ramën dhe të tjerën. Meta po bën betejë politike. Ilir Meta gjithmonë ka pasur një forcë politike nga mbrapa, por tashmë është vetëm. Ai nuk pranon gjënë kryesore në politikë, që ka një fillim dhe një mbarim, duke folur për 25 vitet e ardhshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy