
Ministrja Ogerta Manastirliu ka nisur ditën me inspektimin në qendrën e vaksinimit masiv në Sheshin “Skëndërbej”.
Manastirliu ka deklaruar se gjatë muajit prill do të vijnë dhe 20 mijë dozat e vaksinave Covid nga Pfizer ku javën e parë do të nisë me 7 mijë për të vijuar më pas dhe me dozat e tjera.
Ndër të tjera ajo ka theksuar se procesi po ecën me ritme të shpejta dhe vetëm në tre ditë në vendin tonë është bërë i mundur vaksinimi i 50 mijë personave.
“Jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim nga Pfizer, që gjatë prillit të kmei rreth 20 mijë doza dhe brenda javës së parë do të vijnë 7 mijë dozat e para dhe në vijim dhe dozat e tjera, Gjithashtu në bazë të kontratës presim dhe dozat e vaksinës kineze nga kompania turke.
Të gjithë ekipet e vaksinorëve po bëjnë një punë të shkëlqyer, vetëm në tre ditë kemi arritur në 50 mijë vaksinimi dhe ne tregojmë se kemi kapacitete që të rrisim sa më shumë numrin e të vaksinuarve në vendin tonë”, ka thënë Manastirliu.
Kujtojmë që ditën e diel nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin për moshat mbi 70 vjeç.



