
Analistja Anduena Llabani në MCN Live ka komentuar lidhur me hetimet e deritanishme për dosjen CEZ-DIA për të cilën u shpreh se ditën e djeshme ka dëshmuar për disa orë resht në SPAK gazetari Fatos Mahmutaj. Ajo tha se dëshmia e gazetarit është ndër provat e fundit që prokuroria po mbledh për të dalë në përfundim me akuzat dhe se kjo dëshmi sipas saj mund ti vërë vulën hetimit për CEZ-DIA.
Është e çuditshme se si dy liderët e partive opozitare në vend Meta dhe Berisha ndodhen sot në SPAK dhe pse për çështje të ndryshme. Në fakt nga informacionet që patëm kolegu Fatos Mahmutaj prej vitesh ka fituar azil politik në shtetin belg dhe ka qenë 21 janari ajo ngjarje që i ka siguruar atij jetesën në Belgjikë, dhe madje kanë qenë po institucionet e Belgjikës ata që i kanë paguar biletën që ai të dëshmonte dje në SPAK për disa orë me radhë. Si koleg dhe gazetar Mahmutaj ka investuar bashkëshorten e Kastriot Ismailaj e cila në atë kohë nuk u publikua në media dhe më pas në prokurorinë e krimeve të rënda u prezantua si provë ku më pas nisi dhe një procedim penal ku ishte i përfshirë në atë kohë Meta. Në fakt dëshmia e Mahmutaj mendoj se është ajo që do ti vërë dhe vulën hetimit të CEZ DIA dhe për shkak se më shumë se 3 vitesh e gjysmë SPAK e ka në hetim çështjen në fjalë dhe janë në provat e fundit që po mbledh përpara vendosjes së akuzës.
Më tej Llabani shtoi se Mahmutaj ka dhënë dëshmi dhe përpara autoriteteve belge, ndërsa theksoi se ambasada amerikane ka pasur dijeni për intervistën. Ajo tha se Vojsava Ismailaj tregon në detaje mesazhet që bashkëshorti i saj ka pasur në atë kohë me Metën duke e drejtuar gishtin nga ky i fundit.
Në fakt dëshmia e Mahmutaj është dhënë dhe para autoriteteve belge dhe për faktin që gëzon statusin e azilantit. Është një akt që duhet parë nga ana procedurale. Intervista, një dëshmi e gruas së Ismailajt i është dorëzuar në atë kohë ambasadorit Lu ku zonja në fjalë Vojsava Ismailaj tregon në detaje mesazhet që bashkëshorti i saj ka pasur në atë kohë me Metën. Ky informacion ka qenë i dorëzuar jo thjesht si një dëshmi që është bërë publike më pas, por ambasada amerikane e ka pasur dijeni për të gjithë materialin nga bashkëshortja e Ismailajt. Zonja drejton gishtin te Meta, por sigurisht që krimi është sofistikuar dhe mënyra për të krijuar prova autentike është punë e hakerimit, por kur flas për SPAK të gjitha materialet që në SPAK janë çuar si prova autentike unë kam informacion se janë çuar jashtë. Asnjë provë që ka shërbyer në çështje të rëndësishme në SPAK nuk kanë përfunduar në laboratorët shqiptarë. Nëse kemi të bëjmë me një material të regjistruar me telefon patjetër që do i nënshtrohet ekzaminimit.
Llabani ka kujtuar edhe kohën kur Donald Lu në atë kohë është konfliktuar verbalisht ku ka dalë personalisht i pari ambasador në Shqipëri që fliste për zyrtarë të korruptuar, madje shënjestruan dhe në atë kohë Llallën pasi kishte justifikuar veprimet e Metës në disa çështje hetimore.
Përplasja e parë mes dy institucioneve çuan në largimin e Llallës ku akuzohej për herë të parë një grup diplomatik se po ndërhynte në çështja hetimore të prokurorisë. Pra këto gjëra kishin arritur të preknin dhe zyrtarë të lartë të shtetit dhe ambasada kishte dhe dëshminë e Vojsavës dhe po flasim në një kohë kur Kastriot Ismailaj sapo ishte marrë i pandehur. Ka qenë në kohën kur prokuroria shqiptare e kishte marrë të pandehur Kastriotin dhe dëshmia e gruas ka qenë për të mbrojtur bashkëshortin. Mendoj se Fatosi është i fundit i dëshmive, mund të jenë pyetur mbi 50 persona që kanë pasur dijeni për çështjen dhe besoj se SPAK është drejt fundit për CEZ DIA dhe të gjitha materialet janë mbledhur, është dosje shumë voluminoze dhe intervista e bashkëshortes së Ismailajt pra çështja që ngrihet sot dhe pikëpyetja është nëse do të merret Meta i pandehur për dosjen dhe a do të jetë i vetëm se ka dhe të tjerë të përfshirë.



