Zhgënjimi i turistëve polakë nga fadromat/ Çipa: Fakti që çështja ka arritur deri në Gjykatën Evropiane, duhet parë si një sinjal alarmi për sektorin (VIDEO)

Zhgënjimi i turistëve polakë nga fadromat/ Çipa: Fakti që çështja ka arritur deri në Gjykatën Evropiane, duhet parë si një sinjal alarmi për sektorin (VIDEO)

Ka shkaktuar reagime një padi e turistëve polakë, të cilët kanë kërkuar dëmshpërblim për pushimet e tyre në Shqipëri, pasi janë shqetësuar nga zhurmat e fadromave gjatë sezonit turistik teksa ata kanë paraqitur ankesë edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, duke pretenduar se pishina e hotelit ku ishin akomoduar është shembur me urdhër të autoriteteve sapo ata kishin mbërritur në vendpushim.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN Tv, kryetari i Shoqatës së Industrisë së Turizmit, Arben Çipa, tha se përgjegjësia i takon autoriteteve vendore, të cilat nisën prishjet e ndërtimeve pa leje në kulmin e sezonit turistik.

Çdo vizitor ka të drejtën të ankohet. Në fund të fundit, ai ka arsye dhe fakte konkrete për shqetësimin e tij.

 Kjo duhet të na shërbejë si mësim për të marrë përgjegjësitë dhe detyrimet tona ndaj pushuesve.

Sipas tij, fakti që çështja ka arritur deri në Gjykatën Evropiane, duhet parë si një sinjal alarmi për sektorin.

Ankesa kemi pasur gjithmonë, por rasti i tanishëm tregon mungesën e bashkërendimit institucional. Ende japim përgjigje si të ishte një situatë e ndodhur para 10 vitesh, kur turizmi nuk ishte në këtë nivel. 

Mungesa e koordinimit mes institucioneve e bën situatën më të ndërlikuar dhe dëmton imazhin e Shqipërisë si destinacion turistik.

Vetëm dje, kryetari i Shoqatës së Tur- Operatorëve të Korfuzit më dërgoi një mesazh për këtë rast. 

Kjo tregon se lajmi është përhapur dhe kjo nuk ndihmon aspak në ndërtimin e imazhit të vendit. 

Në destinacione të tjera nuk ndodhin fenomene të tilla që të përfundojnë në gjykata ndërkombëtare.

Është plotësisht legjitime që turistët të kërkojnë dëmshpërblim, ndërsa ngjarja duhet të shërbejë si mësim për menaxhimin e ardhshëm të situatave të ngjashme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy