Në zbulim të pikës G, ku është dhe si funksionon

Në zbulim të pikës G, ku është dhe si funksionon

Nuk ka ende asnjë evidencë shkencore mbi ekzistencën e pikës G, megjithatë ajo ekziston.

Më poshtë do t'ju njohim me disa fakte që duhet t'i dini mbi këtë pikë shumë të ndjeshme dhe të rëndësishmë të organit femëror gjenital.

Ku ndodhet pika G?

Pika G ndodhet brenda vaginës, rreth dy ose tre centimetra brenda, në pjesën e përparme, pas klitorit. Por ne duhet të bëjmë një hap prapa dhe të supozojmë se nuk ka asnjë provë shkencore ose mjekësore të ekzistencës së saj. Kjo do të thotë, askush nuk e ka "parë" pikën G në ultratinguj, dhe as nuk ka prova nga pikëpamja neurologjike se atje, në atë pikë, ekziston një grup i mbaresave nervore që mund të identifikohen si vendi i kënaqësisë absolute.

Hipoteza më e zakonshme, është se pika G është një bashkim i një sërë faktorëve të ndryshëm, pjesë e një strukture veçanërisht reaktive (d.m.th. klitorisi, vulva dhe vagina). Pjesë që nëse stimulohet me kujdes, çon në kënaqësi shumë intensive seksuale.

Faktorët që duhen konsideruar

Nuk bëhet fjalë për një "buton” që duhet shtypur si ai i ashensorit, por një zonë e tërë erogjene që ka nevojë, si të gjitha zonat e tjera erogjene të femrave, të stimulohet siç duhet, në përputhje me nevojat, emocionet dhe shijet e gruas në fjalë.

Kënaqësia femërore varet nga një sërë faktorësh, disa prej të cilëve nuk kanë asnjë lidhje me vetë organet gjenitale. Pra, nëse duam që partnerja jonë të arrijë orgazmën duhet të zbulojmë se çfarë dëshiron, çfarë i pëlqen, ku dëshiron të përkëdhelet.

Një orgazëm intesive 

Që marrëdhënia seksuale të japë kënaqësi është e nevojshme të ndihemi të qetë, të ndiejmë se mund ta braktisim veten tek partneri. Atëherë po, ne mund të eksplorojmë kënaqësinë ekzotike të pikës fantazmë G. Pa harruar që zonat që do të stimulohen manualisht ose me seks oral, presioni që duhet të kryhet dhe koha e kërkuar janë të gjitha aspekte absolutisht subjektive. Një grua mund të marrë kënaqësi të jashtëzakonshme nga stimulimi i pikës G; i njëjti stimulim, në të njëjtën pikë, për një grua tjetër mund të mos ketë efekt.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy