Çfarë nuk funksionoi në mbylljen e basteve/ Meksi: Besoj se fundi i vitit hap bastet e ligjshme (VIDEO)

Çfarë nuk funksionoi në mbylljen e basteve/ Meksi: Besoj se fundi i vitit hap bastet e ligjshme (VIDEO)

Edhe pse në dhjetor të vitit 2018-të Kuvendi i Shqipërisë ndryshoi ligjin për lojërat e fatit duke mbyllur përfundimisht funksionimin e basteve sportive, bastet vijuan të luheshin në tregun jo formal. 

 

Sipas drejtorit të Përgjithshëm të MCN TV Endri Meksi, njëkohësisht pronar i kompanisë MC Networking që ka kontratën për monitorimin online të lojërave të fatit, dështimi i luftës me tregun e zi erdhi për dy arsye: mungesë vullneti e autoriteteve për ta luftuar në nivel teknik mbylljen e faqeve të internetit që ofronin shërbimin e vënies së basteve dhe lejim në terren të funksionimit të pikave me bekimin e policisë.

 

Për sa i përket ligjit të bashkëpunimit të AMLF-së me policinë, ka disa nene ku përcaktohet forma, aty i njihet e drejta inspektorëve të AMLF-së të mbajnë dhe armë. Filozofia e ligjit ishte e tillë: AKEP dhe AKSHI do të ndihmonin në nivel teknik për bllokimin e domain-eve do të ishte AKEP, ndërsa AKSHi do të jepte këshillim teknik eventual. 

 

Për ta sqaruar më saktë, le të bëjmë një krahasim me mbylljen e platformës “tik-tok” në vitin 2025 sepse është pak a shumë identike, bëhet fjalë për kontroll të trafikut të internetit në rrjetet online duke detyruar ISP-të (operatorët që japin shërbim interneti- dhe atëherë kishte më shumë në nivel licence, por trafiku është po ai pak a shumë, janë të njëjtët abonentë), mund të bëhej diçka e ngjashme duke përdorur “DPI” që u përdor për të bllokuar internetin për “tik-tok”. 

 

Në rastin e basteve kjo gjë nuk ndodhi. Policia e Shtetit kur ka patur herë pas here lista me domaine për të bllokuar ia ka kaluar AMLF-së, AMLF ia ka kaluar AKEP dhe ky i fundit operatorëve të internetit. Ky është një proces shumë i gjatë! Lista aktuale është me 10 mijë domaine për t’u bllokuar. Një domain kushton 10 euro, sa e dërgon një prej tyre policia, pika e paligjshme ble një tjetër të ri. 

 

Në nivel teknik kërkon gjysëm ore, dhe më pas nëse e konfiguron në mënyrë të saktë domain-i hapet për 3 minuta, Atëherë çfarë ndodhi nga bllokimi?! Listat ndërkohë janë marrë nga arrestimi i klientëve nëpër lokale dhe jo nga gjetja e kokave të kësaj skeme. 

 

Këta aktorë të tregut të zi, mbase nuk kanë lënë gjurmë shkresore (edhe pse mund të ketë kallzime por në labirintet e prokurorisë shqiptare zhduken ose harrohen, dhe pse ka një procedim të ri nga ana e SPAK që mund të japë rezultate), në çdo rast këta persona njihen në treg kush janë, tregu i lojrave të fatit i njeh. 

 

Po të kishte një vullnet të qeverisë për të kontrolluar procesin teknologjik si ofrohet loja, mbyllja e basteve mund të kishte patur njëfarë suksesi. Unë gjykoj që ky vullnet nuk ka qënë. E dyta, edhe sikur vullneti të ishte, teknicienët që ofrojnë shërbimin do të përmirësoheshin dhe do shmangej kontrolli i AKEP, është një luftë me “mullinjtë e erës”. 

 

Lufta reale duhet të ishte nga ana e policisë në territor, me mjetet klasike të hetimit të policisë: arresto dhe ndiq hierarkinë e atij që e drejton. Madje ka patur dhe bare që dukeshin hapur që luheshin baste pasi kishin emra të tillë dhe ishin të branduara si pika! Policia i njeh cilët janë ata që menaxhojnë këto rrjete, për mua nuk ka dyshim te kjo pjesë”, sqaron Meksi për emisionin “Kronos” në MCN TV.

 

Tashmë që qeveria ka ndryshuar Ligjin për Lojërat e Fatit duke lejuar funksionimin e basteve online, Meksi thotë se tashmë tregu do të jetë i kontrolluar, paratë e lojtarëve nuk do të shkojnë në duart e krimit, dhe buxheti i shtetit do të mbledhë taksa dhe do të ketë më shumë siguri për atë që luan duke qenë se është krijuar dhe një fond garancie për të dhënë pagesat e lojtarëve në rastin që kompanitë kanë vonesa. 

 

Sa i takon dhënies së licencave dhe kompetencave që ka Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ai shprehet se mund të ketë ndryshime ligjore për heqjen e komisionit që jep licencat dhe kalimin e kësaj vendimarrjeje AMLF-së e cila më pas miratohet nga 3 ministra, por deri më sot ky draft nuk është zyrtarizuar.

 

Besoj se AMLF në bashkëpunim me Komisionin e Licencave janë duke punuar për dokumentacionin dhe pasi këto të jenë gati do të vijojë me shpalljen. Edhe nëse do të niste sot me nxitim të madh nuk mund të kapet dot më shpejt se shtatori. 

Nëse gara hapet në muajin shtator, besoj se licenca jepet në fund të dhjetorit dhe kompanitë e ligjshme do të nisin operimin në fund të vitit. Pra viti i ardhshëm do të niste me këmbë të mbarë. 

Besoj se shumë nga tregu jo formal do të kërkojnë të formalizohen dhe një pjesë që do të qëndrojë në atë treg është detyrë e autoriteteve për t’i luftuar. Por besoj se dëshira është për formalizim”, thekson Endri Meksi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy