Reshjet shkaktojnë problematika në disa zona, situatë më e rënduar në Shkodër

Reshjet shkaktojnë problematika në disa zona, situatë më e rënduar në Shkodër

Reshjet e shiut të rëna gjatë orëve të fundit, kanë shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Më i prekur është qarku i Shkodrës, ku sipas njoftimit të autoriteteve vendore, deri në orën 19:00 ka pasur rritje të nivelit të ujit në lumin Drin dhe Bunë, po ashtu vijon të jetë i bllokuar aksi rrugor Prekal-Mali Shoshit- Ndrejaj, për shkak të rrëshqitjeve të gurëve.

Po ashtu mësohet se është bërë e mundur hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë që ishte bllokuar natën e kaluar.

Njoftimi:

Situata në Bashkinë Shkodër, në orën 19:00 paraqitet si më poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shënon kuotën 5.80 metra, me një rritje prej 10 cm me orën 15.00 ( kuota max 7.50 m );

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunës) shënon 7.25 metra, me një rritje prej 5 cm me orën 15 ( kuota max 8.70 m );

Rruga Prekal- Mali Shoshit-Ndrejaj është e bllokuar nga rreshqitjet e dherave e gurëve;

Është bërë hapja e rrugës Mes-Ura e Shtrenjtë, e cila ishte bllokuar nga rreshqitja e një masivi dherash, natën e kaluar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy