Arta Hysi, është një estetiste nga Tirana që prej vitesh jeton në Londër.
Në praktikë me punët e saj në qendrën estetike ajo thotë se rëndom vërën se produktet kozmetike në të shumtën e rasteve janë më kimikate të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ajo thotë se paraprakisht kur blen shampo për flokët, duhet parë nëse ato kanë të shkruar përbërjen SLS (sodium lauryl sulfate), që shkakton kryesisht rënie të flokëve.
Nga profesioni që kam shpesh para se të blejë produktet kozmetike unë gjithmonë i shoh etiketa që shkruhen. Ndodh shpesh qe kur blejmë produkte, ngaqë ka shumë përzierje, në vend se ti zbukurojmë i prishim. Psh, unë jam kundër kimikateve që bëjnë piling, ato na dëmtojmë lëkurën dhe jo vetëm.
Kam klientë në Londër që më vijnë me njolla flokësh të rëna, dhe çuna të rinj mbi 18 vjeç që u bijnë flokët nga shampot.
Prandaj duhet parë produktet kozmetike që blini, sidomos shampot e flokëve. Shpesh mund t’i gjeni të shënuara me emrat SLS (sodium lauryl sulfate). Po pati të shkruar këtë, kujdes. Sulfatet janë një prej pastruesve kryesorë që të gjithë shampot përmbajnë. Ato largojnë yndyrën e tepërt nga skalpi, pluhurin dhe çdo papastërti, por kanë gjitha kanë efekte negative në shëndetin tuaj, flokë e lëkurë. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike në skalp dhe ashpërsim të flokëve.
Kam parë në kozmetikë që ato me SLS kushtonin më lirë kurse shampot pa këtë formulë, kushtonin më shtrenjtë si çmim.



