Britani, vjen në jetë fëmija i tretë i princit Uilliam

Britani, vjen në jetë fëmija i tretë i princit Uilliam

Vjen në jetë fëmija i tretë në familjen mbretërore britanike. I pesti në radhën e trashëgimtarëve të fronit është një bebe mashkull, me peshë 3.8 kg, lindi sot në orën 11:01 në St.Mary’s Hospital. Vogëlushi i sapoardhur në jetë është fëmija i tretë i princit Uilliam dhe bashkëshortes së tij, Kate.

Ai është i pesti në linjën e fronit, pas princit Çarls (gjyshi i tij), Uilliam (babai), Xhorxh (vëllai) dhe Sharlote (motra). Para klinikës në lagjen Paddington të Londrës u mblodhën qindra gazetarë, fotoreporterë dhe admirues të familesj mbretërore.

Ashtu si për dy fëmijët e tjerë, edhe për beben e porsalindur, prindërit nuk kanë preferuar të mësojnë gjininë e tij deri në momentin që ka ardhur në jetë. Bastexhinjtë e Mbretërisë së Bashkuar kanë tani një sfidë tjetër: të gjejnë emrin e bebes mbretërore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy