Lana Del Rey vishet me fustanin 18 dollarë në Variety's Hitmakers Awards

Lana Del Rey vishet me fustanin 18 dollarë në Variety's Hitmakers Awards

Lana Del Rey, 36-vjeçe, u shfaq në Variety's Hitmakers Awards, të shtunën, e veshur me një fustan jeshil që bëri të gjithë të flasin për të.

Fansat në mediat sociale shkruanin se Del Rey kishte veshur fustanin nga marka Shein, e cila kushton 18 dollarë.

"Absolutisht po humbas mendjen tek Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein prej 18 dollarësh në Variety Awards," shkroi në një person në Twitter, së bashku me fotot krah për krah të pamjes së këngëtares dhe krahas saj atë të modeles së Shein.

“Lana me një fustan Shein do të jetë përgjithmonë ikonë. Për çfarë i shpenzon paratë e saj?” shkroi një tjetër , ndërsa një e tretë shkroi: "Lana Del Rey duke marrë çmimin e Dekadës me një xhaketë të vjetër dhe një fustan Shein. MBRETËSHERË.”

Shein shpesh është akuzuar për kopjimin  e punës së stilistëve të vegjël dhe të pavarur; një përfaqësues i markës i tha më parë në Page Six Style se Shein "i merr këto çështje shumë seriozisht dhe respekton të drejtat e pronësisë intelektuale të artistëve dhe stilistëve" dhe se kompania "[ka] politika dhe procedura për të monitoruar dhe korrigjuar me shpejtësi çdo problem .”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy