OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainës që nga viti 2022

OKB: Korriku muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainës që nga viti 2022

Ky korrik ishte muaji më vdekjeprurës për civilët e Ukrainës që nga tetori i vitit 2022, tha Misioni i Monitorimit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së në Ukrainë (HRMMU), ndërsa Rusia shtoi bombardimet.

“Numri i lartë i viktimave në korrik pati një tendencë alarmante të rritjes së viktimave civile që nga marsi 2024”, thuhet në një deklaratë të HRMMU.

“Sulmi i 8 korrikut e çoi numrin e viktimave civile në një nivel që nuk e kemi parë në 20 muaj”, tha Danielle Bell, kreu i HRMMU.

Në përditësimin mujor mbi dëmtimin e civilëve, HRMMU tha se verifikoi se dhuna e lidhur me konfliktin vrau të paktën 219 civilë dhe plagosi 1018 persona në korrik.

Numri i viktimave civile në korrik ishte më i larti që nga tetori 2022, kur dhuna e lidhur me konfliktin vrau 317 civilë dhe plagosi 795 të tjerë.

Numri më i madh i viktimave ndodhi më 8 korrik, kur forcat e armatosura ruse lëshuan raketa me preçizion të lartë kundër objektivave në qytetin e Kievit, qytetin Dnipro, Kryvyi Rih dhe rajonin e Kievit. Në total, sulmet e 8 korrikut vranë të paktën 43 civilë, duke përfshirë 5 fëmijë, dhe plagosën 147 persona, mes tyre 7 fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy