Hakerimi, Rusi: Kanë depërtuar tek KLP, por jo tek sistemi i gjykatave (VIDEO)

Hakerimi, Rusi: Kanë depërtuar tek KLP, por jo tek sistemi i gjykatave (VIDEO)

Avokati Baftjar Rusi tha në studion e lajmeve të MCN Tv se beson se nuk ka ndërhyrje tek sistemi gjyqësor, Gjykata e Lartë, apo tek juridiksioni i përgjithshëm i gjykatave.

 

Sipas Rusit, një ndërhyrje në sistemin e drejtësisë do të çorodiste provueshmërinë dhe shkallën e sigurisë së provave.   

 

Një ndërhyrje e këtij karakteri do të çorodiste të gjithë boshtin, provueshmërinë dhe shkallën e sigurisë së provave.

 

Sa jemi vënë në dijeni nga mediat, u pranua që kanë arritur të depërtojnë deri tek struktura e KLP. Mund të kenë ndërhyrë atje. Nuk mendoj se mund të ketë ndërhyrje tek sistemi gjyqësor, tek Gjykata e Lartë, apo tek juridiksioni i përgjithshëm i gjykatave.  

 

Kjo është goditje e rëndë, aq më tepër deri tek ndërhyrja e sistemit të drejtësisë. Nuk është vetëm SPAK, por dhe juridiksioni i prokurorive të Shkallës së Parë, Apelit dhe Prokurorisë së Përgjithshme që kanë hetime të rëndësishme.  Mund të shkohet tek cenimi i integritetit dhe funksionimit të shtetit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy