Pak minuta para ndërhyrjes së forcave speciale mëngjesin e të shtunës në banesën e Kelmend Balilit për të arrestuar këtë të fundit, rezulton se ai është njoftuar me telefon për t’u larguar.
Kjo tregon se aksionet për tij janë dekonspiruar nga brenda vetë uniformat blu, dhe sot është zbuluar edhe telefonata që ka lajmëruar “Escobarin e Ballkanit”.
“Alo thuaj të ikë se po vijn krushqit”. Ky ishte sinjali që largoi Balilin nga shtëpia duke e shpëtuar atë arrestimi shkruan “BW”. Sipas hetimeve Balili është lajmëruar nga pjestarë të familjes të cilët nga lokalizimi I telelefonit rezulton se në momentin e kryesrjes së telefonatës ndodheshin në banesën e tyre.
Për prokurorinë mbete e qartë fakti se ku e informoi të afërmin e Balilit që policia ishte nisur në drejtim të Sarandë.
Dyshime të tjera janë hedhur se Klemend Balili ka ndryshuar pamje dhe për këtë arsye në lojë ka hyrë edhe Shërbimi Informativ Shtetëror që ka nxjerrë në terren agjentët me qëllim kapjen e shumë të kërkuarit nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare.
Por edhe pse nuk është arrestuar akoma kjo tregon se lidhjet e tij me njërëz të rëndësishëm të politikës dhe policisë janë të qarta për faktins e ai vazhdon të jetë në teritorin shqiptar dhe ende nuk është vendosur në pranga.



