6 veshjet për të cilat duhet të falenderojmë Coco Chanel

6 veshjet për të cilat duhet të falenderojmë Coco Chanel

Gabrielle "Coco" Chanel ishte një nga dizajnesuet më me ndikim të shekullit të 20-të. Një kapeleshitëse e cila përmes trajnimit shkoi përtej kapeleve për t'u bërë rebele dhe pinoere e botës së modës, duke krijuar një stil të ri veshjeje, që i çliroi gratë nga korset dhe dantella duke u ofruar atyre këmisha dhe pantallona të gjera.

"Asgjë nuk është më e bukur se liria e trupit", tha ajo një herë, dhe modelet e saj jetonin sipas këtyre fjalëve: siluetat e Chanel ishin fluide, dizajnet e saj të lirshme dhe në rastin e veshjes ikonë të fustanit të shkurtër të zi, demokratike. Ajo dëshironte që gratë të lëviznin dhe të merrnin frymë me rrobat e saj, ashtu si burrat me të tyret. Puna e saj ishte një formë e emancipimit femëror.

Sot shënohen 50 vjet nga vdekja e Chanel, pasi humbi jetën në moshën 87-vjeçare, megjithëse trashëgimia e saj vazhdon. Ndërsa revolucionarizoi mënyrën e veshjes, ajo ndihmoi në formimin e një ideali të ri të asaj që mund të jetë një markë mode: një forcë gjithëpërfshirëse që është trend në të gjitha aspektet e jetës së një gruaje, nga veshjet zyrtare te veshjet e festave dhe ato të mbrëmjes.

Chanel kapi vizionin e saj në "Coco-isms" që lexohet si pararendëse e shprehjes së sotme që e gjejmë kudo - "një grua që nuk vendos parfum nuk ka të ardhme", ose "nëse je e trishtuar, përdor buzëkuq dhe sulmo".

Këtu janë 6 inovacionet e rëndësishme në stil nga një dizajnuese, e cila dikur tha: "Unë nuk bëj modë. Unë jam moda”.

Pantallonat për gratë

Chanel nuk shpiku pantallonat , ato ishin pjesë e gardërobës së grave gjatë Luftës së Parë Botërore, por i popullarizoi ato si një veshje mode. Pantallonat e cilësuara si "beach pajamas” u bën të famshme në mes të viteve 1920 mes grave të pasura dhe një dizajn dallies i koleksionit të Chanel.

Bluzat stil marinari

Bluzat me shirita u shfaqën në butikun e saj në Deauville, Normandi, në vitet 1910. Ajo i ripunoi në triko, duke u shtuar xhepa dhe duke futur aksesorin e rripave të trasha. Pamja e ‘marinarit’ ishte ‘casual’, dhe u bë e bujshme shumë shpejt mes grave me stil.

Bizhuteritë e bërë me material të lirë ose gurë fals

Ishte radikale në atë kohë kur Chanel prezantoi këto lloj bizhuterish në koleksinon e saj, duke e kthyer diçka që konsiderohej ‘cheap’ një simbol të stilin modern. "Një grua duhet të përzijë të rremen dhe të vërtetën. Qëllimi i bizhuterive nuk është ta bësh gruan të duket e pasur, por ta zbukurosh; nuk është e njëjta gjë”, tha Chanel një herë.

Fustani i vogël i zi (little black dress)

Në vitin 1926, Vogue publikoi një vizatim të një fustani të zi të thjeshtë, me gjatësi deri tek pulpa. Revista e përshkroi atë si "Fordin e Chanel", duke iu referuar modelit shumë të popullarizuar në atë kohë. Me fjalë të tjera, ishte një veshje aq e thjeshtë sa mund të ishte e arritshme për çdo blerës - "një lloj uniforme për të gjitha gratë me gusto”. Veshja u quajt "fustani i vogël i zi", dhe pjesa tjetër është histori. Gjatë Depresionit të Madh, ai u bë veshja e zgjedhur për një brez të tërë të grave konsumatore, dhe, në dekadat e mëvonshme, një pjesë thelbësore e veshjeve të grave kudo.

Kostumi Chanel

Kostumi Chanel ndryshoi lojën - jo vetëm për modën, por për çlirimin në modë që u dha grave.

Coco Chanel prezantoi kostumin e saj të parë me dy pjesë në vitet 1920, frymëzuar nga veshjet për meshkuj dhe veshjet sportive, si dhe kostumet e të dashurit të saj të atëhershëm, Duka i Ëestminster. E etur për të çliruar gratë nga korsetë kufizuese dhe fundet e gjata të dekadave të mëparshme, Chanel përpunoi një fund të ngushtë dhe xhaketë pa jakë të bërë nga stofi, një pëlhurë që atëherë konsiderohej jo e hijshme.

Kostumi ishte modern, paksa mashkullore në prerjen e tij dhe ideale për gruan e pasluftës duke bërë përpjekjen e saj të parë në botën e biznesit.

Çanta 2.55

Një nga çantat më ikonike të Chanel të të gjitha kohërave, 2.55 përmbysi të gjitha rregullat kur u prezantua në shkurt të 1955-s (nga ka marrë dhe emrin). Ishte çanta e parë luksoze për gratë që ishte dizajnuar me një rrip që mbahen në shpatull. Modifikimi inovator ofroi një tjetër liri për gratë dhe transformoi mënyrën e dizajnimit të çantave të grave. Kritikët e konsideruan 2.55 të pahijshme, por blerësit e donin prakticitetin.

Burimi CNN. Ndalohet ribotimi pa burimin MCN.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy