Pak orë pas letrës së kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta drejtuar Presidentit Bujar Nishani për të thirrur sa më shpejt të jetë e mundur Këshillin e Sigurisë Kombëtare lidhur me dështimin e disa institucioneve në arrestimin e Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, vjen dhe përgjigja e kreut të shtetit.
"Panorama Online" pyeti në mbrëmje në Presidencë se cili ishte qëndrimi i kreut të Shtetit lidhur me letrën e kryetarit të Kuvendit. Një burim i tha Panorama se kreu i shtetit e vlerëson si shumë të rëndësishme çështjen e mosarrestimit të Klemend Balilit.
Burimi tha gjithashtu se Presidenti do ta thërrasë shumë shpejt mbledhjen e Këshillit. Shqetesimi i ngritur ne leter eshte i drejte. Ceshtja eshte shume e rendesishme pasi ka te beje me veprimtarinë e agjensive ligjzbatuese ne luften kunder krimit te organizuar shqiptar, veprimtaria e te cilit i ka kaluar edhe kufijte e Shqiperise.
Organizatat e trafikut te drogës jane sot partneret kryesor te grupeve terroriste ne kuptimin e shkembimit te parave kriminale. Ky rast perben edhe nje adresim konkret shqetesimi nga aleatet tane strategjik ne ceshtjet e sigurise. Se shpejti Presidenti do te therrase edhe mbledhjen e Keshillit”, tha një burim afer Presidentit.



