I dënuar për vrasjen e gruas shtatzënë, humb jetën i burgosuri/ Emri

I dënuar për vrasjen e gruas shtatzënë, humb jetën i burgosuri/ Emri

Një person i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas së tij shtatzënë ka ndërruar jetë në spitalin e burgut në QSUT.

 

Viktima është Shpëtim Çeliku dhe sipas Drejtorisë së Burgjeve, fillimisht ai u dërgua në spitalin e Burgjeve në Shkodër dhe më pas në QSUT, ku ndërroi jetë.

 

Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë, ka ndërruar jetë rreth orës 08:10 në Reanimacionin Qendror të QSUNT, ku ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. 

 

Vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiorespirator. Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 9 dhjetor 2012. 

 

Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15 tetor 2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy