Mashtrimi me Call Center-at/ SPAK kërkon bllokimin e llogarive bankare të vëllezërve Prekaj dhe të dyshuarve të tjerë (VIDEO)

Mashtrimi me Call Center-at/ SPAK kërkon bllokimin e llogarive bankare të vëllezërve Prekaj dhe të dyshuarve të tjerë (VIDEO)

SPAK dhe BKH u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë dhe institucioneve financiare të bllokojnë çdo llogari në emër të tre vëllezërve Prekaj, dhe personave të tjerë të dyshuar në lidhje me skemën e mashtrimit të Call Center-ave. 

 

Ndërkohë ka nisur hapja e telefonave të sekuestruar dhe verifikimi i kontakteve dhe komunikimeve të personave të përfshirë. Po ashtu po kërkohen edhe dy vajzat e prezantuara si Alma dhe Ines, drejtoresha dhe menaxherja e Call Center-it që monitoronin punën e operatorëve dhe thirrjeve mashtruese që ata bënin në bursa. 

 

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar: Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerimi, Elis Merkaj, Rentjan Peposhi dhe Odeas Kuqi. Ndërkohë vijojnë kërkimet për kapjen e tre vëllezërve Prekaj, që deri më tani dyshohet të jenë persona kyç në skemë. 

 

Në një raportim në Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

 

“Përveç vëllezërve Prekaj në kërkim janë edhe Klaudio Kaçupi e Hysen Xhepexhiu, për të cilët SPAK e BKH kërkon nga bankat e nivelit të dytë bllokimin e çdo llogarie bankare apo transaksioni, apo vlerë monetare. Shumica e veprimeve bëhej në portofole digjitale, dhe mund të bëhet humbja e gjurmëve nga një llogari në tjetrën.  

 

Në kullën e parë është sekuestruar kontrata e qirasë dhe janë marrë deklarime. Përmes agjencive imobiliare për të humbur gjurmët krijoheshin këto kontrata qiramarrje. Në kullën e dytë Infinite përmes agjencisë C Properties e kishte marrë një javë më parë me qira pa afat, edhe kjo kontratë qiraje është sekuestruar. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy