Një ditë pas shkarkimit të drejtorëve, komandohen tetë drejtuesit e rinj të burgjeve

Një ditë pas shkarkimit të drejtorëve, komandohen tetë drejtuesit e rinj të burgjeve

Pas shkarkimit të tetë drejtorëve të burgjeve një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko, ka komanduar në krye të këtyre institucioneve drejtorët e rinj të cilët do të qëndrojnë në këto poste deri në emërimin e drejtorëve që do të përzgjidhem me anë të konkursit. 

Komandimi i tyre do të zgjasë derisa të përfundojë dorëzimi i dosjeve të kandidatëve, që do të garojnë për burgjet, te një komision i posaçëm që pritet të ngrihet, raporton ORA.

Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë. 

Një nga shkeljet e evidentuara për ish-drejtuesit e burgjeve, ishte futja e celularëve, njeëelement ky që tregonte se nuk ishin respektuar parametrat e sigurisë në burgje.

Sipas kontrolleve të ushtruara muajt e fundit rezulton se vetëm në burgun e Lezhës, gjatë kontrolleve të befasishme të 7 muajve të fundit janë bllokuar 70 telefona, ndërkohë që emrat e poseduesve janë referuar në Prokurori.

E njëjta situatë ishte edhe në burgun i Peqinit, ku janë bllokuar 80 telefona.

Ndërsa gjatë kontrolleve personale, të të afërme të të dënuarve, u është gjetur lëndë narkotike e fshehur në ushqime ose në pjesët intime në trupit.

Drejtorët e komanduar:

  1. Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
  2. Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
  3. Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
  4. Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
  5. Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
  6. Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
  7. Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula
  8. Drejtori i Burgut Fushë Krujë: Agron Hysi
  9. Drejtori i Burgut Drenovë: Petrit Kocia

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy