Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, doli para mediave në përfundim të mbledhjes së kryesisë së kësaj partie. Rama tha se LSI do ta zhvillojë aktivitetin e vet politik duke u bazuar në interesat e shumicës së votuesve.
“LSI do të jetë në mbrojtje të interesit të vendit. Ne do të jemi zëdhënës të më shumë se 75 % të votuesve, që me votën kundër ose abstenimin e tyre ishin kundër Rilindjes. Është për të ardhur keq që ajo që ne paralajmëruam po konfirmohet me sjelljen e fundit në KQZ. Janë shfaqur raste konkrete të vjedhjes së votës dhe tjetërsimit të vullnetit të votuesve. Është njollë e madhe turpi edhe pë rata të vebër që nuk kanë sy të shohin edhe pas paraqitjes së fakteve. Ne do të mbrojmë interesin publik dhe atë qytetar”.
Ai tha se në mbledhjen e Kryesisë është marrë vendimi që Petrit Vasili të rikthehet në detyrën e kreut të grupit parlamentar të LSI-së. “Kryesia emëroi në detyrën e grupit parlamentar zotin Petrit Vasili duke përcaktuar raportin e partisë me grupin parlamentar”, përfundoi ai.



