Zgjedhjet/ Lala: 16 kandidatë nën hetim, lidhja e tyre me bandat kriminale

Zgjedhjet/ Lala: 16 kandidatë nën hetim, lidhja e tyre me bandat kriminale

Gazetarja Klodiana Lala ka folur gjatë emisionit "Te Paekspozuarit" në MCN për ndëshkimin ligjor të kandidaturave politike dhe ndikimin që mund të kenë ato në të ardhmen.

Sipas Lalës, 16 kandidatë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit janë të përfshirë në hetime, kryesisht nga partitë e vogla dhe jo nga dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Ajo ka theksuar gjithashtu lidhjet e mundshme të kandidatëve me krimin e organizuar, duke përmendur individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale, si Xhevdet Troplini dhe Vangjush Dakos në Durrës.

Lala gjithashtu ka përmendur shqetësimet për partitë kryesore, ku kandidatët e përfshirë në hetime mund të krijojnë probleme për besimin e qytetarëve dhe mund të ndikojnë në procesin zgjedhor.

“Në rastin konkret nga prokuroria e posaçme mund të jetë një barrë e madhe për partinë politike dhe që sigurisht mund të krijojë problematika në të ardhmen. Ditën e sotme i ka dërguar për hetim të thelluar.

16 kandidatë janë kryesisht nga partitë e vogla, jo nga dy partitë kryesore, Partia Socialiste dhe nga Partia Demokratike.

Unë vërej që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dy janë shqetësimet kryesore, një kandidat të cilët ose janë nën akuzë nga prokuroria e posaçme ose janë nën hetim zyrtarisht nga ky institucion dhe janë kryesisht në dy kampet kryesore politike, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Nëse ndalemi në Durrës, për shembull. Vërejmë që një pjesë e madhe e kandidatëve vijnë nga grupimi, ose më saktë janë në një farë mënyre të mbështetur nga Xhevdet Troplini, ose i njohur si Poja, një personazh kontrovers i botës së krimit. Po ashtu, ka në listë emra të kandidatëve të cilët janë të mbështetur nga ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili ka patur probleme me drejtësinë e shpallur nongrata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy