Fruthi në Shqipëri/ Brati: Më të rrezikuar fëmijët e lindur në 2022, të pavaksinuar

Fruthi në Shqipëri/ Brati: Më të rrezikuar fëmijët e lindur në 2022, të pavaksinuar

Janë rritur rastet me fruth në vendin tonë, teksa janë bërë vetëm dy ditë nga që kur Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi rastet e para në vend.

Mjekja pediatër  Sonila Brati, në një komunikim më shikuesit në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thotë se ka shkuar në 17 numri i të prekurve me fruth në vend. 1

Për fat të keq fruthi tashmë është zyrtarisht në Shqipëri, Dy ditë më parë u konfirmuam se kishte 12  të prekur nga fruthi, ndërsa tashmë numri ka shkuar në 17.

Kryesisht të prekur janë ata fëmijët që kanë lindur në vitin 2022 dhe që janë të pavaksinuar, meqenëse mes tyre ka edhe fëmijë më dozën e parë të vaksinës, sepse dihet që doza e dytë bëhet në 5 vjeç. Frika ekziston se rastet mund të shtohen me transmetueshmëri të shpejt.

Pediatrja Brati thotë se probabiliteti i të infektuarit me sëmundjen e fruthit te fëmijët e vaksinuar është shumë më i ulët dhe kalon më lehtë, sesa te fëmijët e pavaksionuar,

Vaksina ka një pjesë të rëndësishme dhe për aq kohë sa prindërit nuk e ka vaksinuar, risku është akoma më i rritur. E para është sëmundje infektive që 1 fëmijë i infektuar mund të infektojë 12 të tjerë përreth. Simptomat janë me një temperaturë prej 38-38.5, si rrufë, lodhje, etj, dhe pas 3-4 ditësh fillon ‘rashi’ nga koka e poshtë. Ndodh që fëmijët mund ta ngatërrojnë fillimisht me virozët. Prindërit të jenë vigjilentë dhe të drejtohen urgjentisht te mjeku pediatër.

Edhe nëse një fëmijë është i vaksinuar mund të ndodh të preket nga fruthi, por probabiliteti për ta kaluar më simptoma më të lehta është i rritur, por nuk do të thotë se fëmija nuk mund të preket, por rrezikshmëria qëndron te ata që nuk janë fare të vaksinuar.

Vaksina e fruthit është një gjë që duhet bërë patjetër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy