Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Kemi kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie (VIDEO)

Zgjedhjet e 14 majit/ Celibashi: Kemi kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie (VIDEO)

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një konferencë të sotme për mediat, theksoi se kanë kërkuar verifikim të thelluar për 10 kandidatë për kryetar bashkie dhe 28 anëtarë të këshillit bashkiak.

Për procesin e dekriminalizimit kemi vendosur për të kërkuar verifikim të thelluar prej prokurorisë. Janë 10 kandidatë për kryetar bashkie.

Janë 28 kandidatë për anëtar të këshillit bashkiak të cilët janë dërguar për hetim të thelluar. Sipas detyrimit që KQZ i ka bërë publik formularët e vetëdeklarimit për të gjithë kandidatët por edhe emrat e atyre që janë dërguar për hetim të thelluar.

 Kandidatët janë të Bashkisë, Kuçovë, Mallakastër, Krujë, Devoll, Vau Dejës, Shijak, Himarë, Kukës, Has, Devoll, dhe janë 28 kandidatë për anëtarë këshilli bashkiak 23 763 në total që janë dërguar për hetim të thelluar.

Sipas detyrimit që ka KQZ i ka bërë publik formularët e kandidatëve dhe i ka bërë publik. Për hetim të thelluar janë dërguar anëtarët për këshilla bashkiak në, Mirditë, Shijak, Pukë, Gramsh, Kuçovë, Tiranë, Shkodër, Kuçovë, Bulqizë, Dibër, Fushë Arrës, Vlorë.

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka bërë me dije poashtu se PSD, Partia Demokratike, Partia e Lirisë nuk kanë sjellë anëtarët e komisioneve për disa qendra votimi.

PSD nuk kanë dërguar komisioner për 415 qendra votimi. PD nuk ka sjellë anëtarët e komisioneve për 422 qendra votimi, PL nuk i ka sjellë në 75 qendra votimi.

Në konferencën për media u bë e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar të gjithë bazën materiale të nevojshme për zgjedhjet e '14 Majit'.

Celibashi, bëri të ditur se kanë përgatitur një aplikacion ku çdo qytetar mund të raportojë problematikat që vëren në qendrën e tij të votimit.

Ai tha se problematikat e raportuara do të jenë të disponueshme edhe për mediat, të cilat mund ti ndjekin më pas rastet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy