Zjarret dhe thatësira, Prençi: Krerët e pushtetit vendor të ndërpresin pushimet, shteti funksionon me hallka

Zjarret dhe thatësira, Prençi: Krerët e pushtetit vendor të ndërpresin pushimet, shteti funksionon me hallka

Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, thotë se jo të gjitha strukturat e pushtetit vendor janë angazhuar në zgjidhjen e situatës së krijuar nga zjarret ditët e fundit. Në një intervistë për “Orën”, Prençi tha se kryetarët e bashkive dhe prefektët duhet të ndëpresin pushimet për të dhënë kontributin e tyre ne zgjidhjen e problemeve të shkaktuara nga zjarret dhe thatësira.

“Në disa prefektura dhe bashki funksionojnë shtabet e emergjencës, gatishmëria ka qenë e lartë si në rajonin e Gjirokastrës apo në Vlorë. Ka pasur raste në disa rajone që prefektët, nënprefektët, sekretarët, kryetarët e bashkive kanë qenë me pushime. Kemi patur problem, deri në probleme institucionale, shkresore për të vënë në veprim kapacitetet. Vihet re në disa prefektura jo angazhim sa dhe si duhet i faktorëve të pushtetit vendor dhe jo të gjithë aktorët marrin pjesë në operacion. Në të gjithë operacionet që ka zhvilluar shërbimi zjarrfikës dhe të ushtrisë nuk kanë ardhur ekipet e emergjencës shëndetësore që duhet të jenë pranë ekipeve operacionale për të dhënë ndihmën e shpejtë në rast asfiksie të policëve dhe zjarrfikësve, sepse këto operacione janë me pasoja në jetë njerëzish.

Kryetari i Shtabit të Emergjencës në nivel prefekture është prefekti, në nivel bashkie është kryetari i bashkisë. Kur i ndodh një emergjencë duhet të ndërpresin pushimet verore, ashtu sikurse nuk janë zjarrfikëset me pushime nuk duhet të jetë as kryetari, as prefekti. Për mendimin tim duhet të ndërpresë pushimet çdo pushtetar. Situata e thatësirës parashikohet deri në 15 shtator. Duhet ndërprerë cdo lloj pushimi që shteti dhe strukturat vendore të funksionojnë në bllok me të gjitha elementët e operacionit. Nëse ndodh që një zjarrfikës, apo një ushtar, apo një pilot kërkon ndihmën e parë dhe nuk e ka ndihëm e parë të paktën, që duhet të jetë ndihma shëndetësore,  është përgjegjësi drejtpërsëdrejti e drejtuesit të operacionit dhe kreut të shtabit të emergjencës. Pse nuk funksionon një hallkë apo një hallkë tjetër", tha Prençi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy