Putin: Armë bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut

Putin: Armë bërthamore në Bjellorusi pas 7-8 korrikut

Vendosja e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi do të fillojë pas datës 7 ose 8 korrik, kur pritet të përfundojnë punimet e ndërtimit në instalimet e nevojshme. Kështu deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin, i cili sot u takua me bjellorusin Alexander Lukashenko në Socci. “Për çështjet më të ndjeshme që kemi rënë dakord me ju, gjithçka po shkon sipas planit. Siç e dini, në datat 7-8 korrik do të përfundojë përgatitja e objekteve përkatëse dhe do të fillojmë menjëherë aktivitetet në lidhje me vendosjen e llojet përkatëse të armëve në territorin tuaj. Gjithçka është sipas planit, gjithçka është e qëndrueshme”, tha Putin. Në fund të marsit, Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një marrëveshje me Presidentin bjellorus Alexander Lukashenko për vendosjen e armëve taktike bërthamore në Bjellorusi. Sipas tij, Rusia i ka dorëzuar republikës sistemin raketor Iskander, i cili mund të jetë bartës i armëve bërthamore taktike.
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy