Bujqësia e blegtoria, Rrapaj paralajmëron mbi pasojat: Duhet subvencion për litër qumësht! Efikase nisma për grurin

Bujqësia e blegtoria, Rrapaj paralajmëron mbi pasojat: Duhet subvencion për litër qumësht! Efikase nisma për grurin

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit shqiptar Agim Rrapaj foli në edicionin e lajmeve në MCN TV lidhur me problemet me të cilat përballen bujqit e fermerët në Shqipëri. Rrapaj theksoi se nisma primare që duhet të ndërmerret është subvencionimi i fermerit për litër qumësht.

Po ashtu ai vuri në dukje mungesën e zooteknikut, si dhe domosdoshmërinë e bashkimit të fermerëve individualë në shoqëri të përbashkëta, si dhe subvencionin e ushqimit të blegtorisë. Rrapaj tha se sektorëve në fjalë nuk po u kushtohet rëndësia e duhur për pasojat që mund të sjellin problematikat e lartpërmendura.

Për blegtorinë kemi paralajmëruar se do ndodhte një situate e tillë kohë më parë. Duke mos funksionuar sistemi ‘RUDA’, duke mos vlerësuar matrikullimin, tregjet agro-blegtorale, mungesa e zooteknikut, që është një element kryesor. Njëkohësisht pati një problem të madh sepse shumë blegtorë u gjetën të papërgatitur me situatën e rritjes se çmimet. Erdhi e menjëhershme. Vazhdojmë me paketën fiskale, që i dëmtoi blegtorët dhe ndryshimet në skemën kombëtare, duke hequr dorë nga subvencioni për njësi, për litër qumësht.

Mungesa e investimeve në kullota, duke menduar që shumica e të rinjve po largohen nga fshati, arritëm në këtë situate ku jemi sot.  Jemi pothuaj në të njëjtën situate, me organizimin e blegtorisë dhe kullotave, mes bashkive dhe ministrisë. Në të njëjtën situatë sa i përket punës së zooteknikëve, nuk kemi subvencion për ushqimin e blegtorisë. Nuk po i kushtohet rëndësia e duhur për pasojat që sjell. Nëse humbasim një nga fermat, 100 mijë euro, të marrë iniciativën dikush që të bëjë këtë biznes është gati e pamundur.

Duhet të t’i analizojmë me radhë duke i dhënë secilit problem zgjidhjen. Primarja është subvencioni për litër qumësht. E dyta është subvencionimi i ushqimit të blegtorisë. Të forcojmë besimin e blegtorëve se diçka po bëhet. Sa i përket fermerëve individual, është e nevojshme që ata të grupohen në shoqëri, që të ruajnë numrin e krerëve dhe ushqimin. Duhet të fusim mekanizimin në këtë sektor, sepse ikja e të punëtorëve nuk mund të zëvendësohet me të huaj. Ta financojmë procesin e zooteknikut derisa të zërë vendin e duhur në fermat blegtorale E domosdoshme që blegtoria të dalë në plan të parë. Është më i përshtatshëm subvencionimi për litër qumësht se sa numër krerësh. Të bëhet për litër qumësht dhe kilogram mishi”.  

I pyetur mbi vendimin që të marrë 300 mijë lekë kush prodhon mbi 1 ha grurë, Rrapaj e konsideroi një nismë të mirë që do motivojë fermerët të rrisin sipërfaqen e mbjellë.

Është një nismë shumë e mire, do të jetë efikase. Rritja me 30 mijë lekë për hektarë, plus nafta bëjnë të mundur që fermerëve t’u dale llogaria dhe do të rrisin sipërfaqen e grurit. I gjithë procesi mund të vazhdojë për të arritur në koston finale që do jetë e kënaqshme”.

Sa i takon problematikës së copëzimit të tokës bujqësore, Rrapaj tha:

Është një fenomen që ka ardhur nga ligji dhe mosgrupimi, paketat fiskale të papërshtatshme të shit-blerjes së tokës. Vështirësi të mëdha kemi në dhënien e tokës me qira. Të gjitha këto bëjnë që të kemi këtë vështirësi në përdorimin e tokës dhe efiçencës. Fondet për konsolidimin e tokës janë të papërfillshme. Ky zë duhet katërfishuar dhe pesëfishuar që procesi i copëzimit të futet në rrugën e zgjidhjes”.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy